75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L K

Gjimshitit i vjen një ofertë e largët, është vështirë e refuzueshme

E ardhmja e Berat Gjimshitit tek Atalanta është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Sipas asaj që raporton portali italian “TuttoAtalanta”, kapiteni i Kombëtares ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Katari, konkretisht nga klubi Al Rayyan, që po kërkon ta bindë me një kontratë të majme.

32-vjeçari i cili ka qenë një shtyllë e mbrojtjes së Atalantës për vite me radhë, është i lidhur me klubin bergamask deri në qershor të vitit 2026, me një pagë rreth 800 mijë euro në sezon. Por, në prag të fundit të karrierës së tij, kjo ofertë nga Lindja e Mesme mund të jetë rasti i fundit për një kontratë të madhe në aspektin financiar.

Atalanta nuk pritet t’i vendosë pengesa, nëse Gjimshiti kërkon largimin. Klubi italian synon të arkëtojë rreth 11 milionë euro nga shitja e tij. Deri tani nuk ka pasur bisedime të avancuara, por deri në fund të merkatos gjithçka mbetet e hapur.