75 Mall Live Search
23:42 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / G T

Gjimshti shkëlqen, shpallet më i miri në ndeshjen Atalanta – Roma

Berat Gjimshiti zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren minimale të Atalantës ndaj Romës, në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 1:0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Scalvini, por vëmendja kryesore shkoi te mbrojtësi shqiptar.

Gjimshiti ishte lider absolut i prapavijës së Atalantës, duke ndalur me siguri sulmet e Romës dhe duke treguar qetësi, forcë fizike dhe saktësi në çdo duel. Performanca e tij e shkëlqyer u shpërblye me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa u vlerësua me notën e lartë 8.9.

Me këtë paraqitje, Gjimshiti konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij në formacionin e Atalantës dhe formën e shkëlqyer që po kalon këtë sezon, duke qenë një nga mbrojtësit më konstantë në Serie A./Indeksonline/