75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 26 Korrik 2024 / kutia

Gjinden mbetje mortore të një personi në Podujevë, deklarohet ministrja Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore.

Bëhet fjalë për një individ që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

“Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/