09:31 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjendet demi, që i iku kasapit nga thertorja për Kurban Bajramin

Një dem i kishte ikur pronarit nga thertorja ditën kur po festohej Kurban Bajrami. Ngjarja kishte ndodhur në Turqi në Komunën e Ozumlu.

Pronari i kafshës, Oral Sarioglu, kishte thënë se ikja e demit ishte e pashmangshme për shkak të agresivitetit të tij.

Një muaj më pas, demi është gjetur në një zonë malore, 10 kilometra larg shtëpisë së pronarit.

Pronari ka thënë se demi e ka dashur jetën aq shumë dhe se nuk e ka plan më që ta therë./Indeksonline/