75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / S Z

Gjinekologjia po transformohet, MSH publikon pamje se si do të duket klinika pas renovimit (video)

Kanë filluar renovimet në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike. Ministria e Shëndetësisë  ka publikuar një video ku shihen fillimet e punimeve në Gjinekologji dhe si do të duket klinika pas renovimit.

MSH po ashtu ka bërë të ditur se në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike po  investohen rreth 2,430,720.3 euro në përmirësimin e infrastrukturës. Me një hapësirë vepruese me 240,000m2 dhe 286 punonjës, kjo klinikë ofron rreth 1 mijë lindje dhe 5 mijë ekzaminime në muaj.

Ky investim do të përfshij renovime thelbësore në:

Hyrje Kryesore: Për një qasje më të lehtë dhe ambient komod pritës;

Korridore: Për hapësira të sigurta dhe të përshtatshme për pacientët;

Sportele: Për një përvojë administrative më efikase dhe të besueshme;

Dhoma: Për të siguruar mjedis të rehatshëm dhe modern për pacientet tona.

Ky investim synon të avancojë cilësinë dhe kujdesin shëndetësor në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike.