75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / Z S

Gjini: Dimal Bashën nuk e kisha votu kurrqysh hiç, Kuvendi nuk është i konstituar

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u pyet në Pressing në T7 edhe për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast ai deklaroi se Dimal Bashën nuk do ta votonte në asnjë formë për kryeparlamentar.

Gjithashtu, Gjini u shpreh se Kuvendi nuk është konstituar akoma.

“Dimal Bashën nuk e kisha votu as për hatër të dikujna, as për inati, as për humor as seriozisht. Kurqysh s’e kisha votu”, tha Gjini në Pressing, transmeton Express.

“Personalisht nuk e kisha votu”, ripërsëriti Gjini.

“Ky është kryetar i Kuvendit, por Kuvendi nuk është i konstituar”, shtoi Gjini./Indeksonline/