Gjini: Gjakova është shembulli më i mirë i një komune që punon, ndërton dhe zhvillohet me vizion të qartë për të ardhmen

Gjakova është shembulli më i mirë i një komune që punon, ndërton dhe zhvillohet me vizion të qartë për të ardhmen.
Kështu ka deklaruar kryetari i Gjakovës dhe njëherit kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës nga AAK-ja, Ardian Gjini.
Ai thotë se tërë jetën e tij e ka kaluar në Gjakovë edhe e dinë mirë për plagët e sfidat që ka përballuar Gjakova.
Postimi i plotë:
Krejt jetën time e kam kaluar në këtë qytet dhe i di mirë plagët e sfidat që ka përballuar Gjakova.
Por sot, Gjakova është shembulli më i mirë i një komune që punon, ndërton dhe zhvillohet me vizion të qartë për të ardhmen.
Në 4 vitet e ardhshme, kemi të projektuara minimum 60 milionë euro investime kapitale – për një Gjakovë edhe më të fortë e më të zhvilluar!
Një pjesë nga intervista në Pressing!/Indeksonline/