75 Mall Live Search
21:56 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / b l

Gjini: Ju betohem se për korrupsion as nuk përfolet se nuk është fenomen në Gjakovë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se korrupsioni nuk është një fenomen në këtë komunë.

Në emisionin “Rubikon në Klan Kosova”, ai theksoi se bashkëqytetarët e tij e dinë këtë realitet.

“Po ju betohem se për korrupsion as nuk përfolet në Gjakovë, sepse nuk është fenomen. A mund të ketë ndonjë rast? Nuk guxoj ta mohoj, sepse do të ishte e dëmshme”.

Por unë e di që bashkëqytetarët e mi e dinë se korrupsioni dhe zhvatja nuk janë fenomen në Gjakovë. Kjo është diçka për të cilën as nuk është folur ndonjëherë”, tha Gjini.