75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjini: Kam udhëzuar drejtoritë që t’i gjenden afër familjes Pitaqi me gjithçka që kanë nevojë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka ngushëlluar familjen Pitaqi, pas marrjes së lajmit për vdekjen e Valentinës, gruaja shtatzënë e cila u prek me COVID-19.

Gjini tha se sot i është drejtuar edhe me një letër familjes Pitaqi dhe ka urdhëruar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që t’i gjendet afër familjes me gjithçka që ata kanë nevojë dhe ka mundësi komuna, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkqytetares sonë Valentina Pitaqi.

Në këto momente të vështira për familjen, unë dhe të gjithë qytetarët e komunës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Pitaqi.

Unë sot i jam drejtuar me një letër familjes Pitaqi, dhe e kam udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ti gjendet afër familjes me gjithqka që kanë nevoj dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna.