Gjini: Nëse Kurti mendon se po na lodh neve, ai po e lodh veç vetën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini në ”Click” të RTV21 ka komentuar qasjen e Albin Kurti.
Sipas Gjinit nëse ai mendon se me veprimet e tij mund t’i lodhë kundërshtarët politikë, atëherë në të vërtetë do të përfundojë duke e lodhur vetveten.
Gjini tha se kjo mënyrë e veprimit politik nuk jep rezultatet e pritura dhe se, sipas tij, presioni dhe taktikat e tilla kthehen në bumerang për vetë Kurtin.
“Nëse Kurti mendon se do të na lodh neve, po ta garantoj që ai do ta lodh veten.”, tha Gjini.

