13:22 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjini pas takimit me Kurtin: Sot s’kemi fol për projekte, tema kryesore ishte situate me COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot komunën e Gjakovës ku edhe është pritur nga i pari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Gjini tha se pati kënaqësinë të pres Kurtin dhe të diskutohet për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

“Patëm kënaqësi që të presim kryeministrin Albin Kurti. Fatkeqësisht në këtë kohë tema kryesore, në fakt edhe e vetmja është situata me covid-19, pandemi botërore. Diskutuam për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë, me masat të cilat janë marrë, me respektimin e masave të ndërmarra nga qeveria si dhe për masat që ka ndërmarrë komuna e Gjakovës. Kemi kërkuar më shumë pajisje, më shumë material  po vjen  materiali krejt në rregull është. Padyshim se edhe komunat tjera kërkojnë e ka kërkesa të mëdha, por kjo është kohë në të cilën duhet të bëjmë maksimumin që ta ulim numrin”, tha Gjini, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se Komuna e Gjakovës i ka marrë masat e veta por Kosova është vend i vogël dhe se komunat nuk mund të jenë të izoluara sepse jemi të lidhur mes vete në të gjitha aspektet.

“Kështu që Kosova ka nevojë për një qasje edhe bashkëpunimi në mes komunave. Bëj apel që qytetarët duhet të kenë kujdes të jashtëzakonshëm, pjesa dërmuese e kanë marrë me seriozitet gjendjen. Sot nuk ke mi fol për projekte, por shpresoj të kalojë kjo pandemi e të flasim për gjithçka e që më pas të flasim për gjithçka”, përfundoi Gjini./Indeksonline/