75 Mall Live Search
12:47 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

Gjini për vdekjen e dy fëmijëve në Gjakovës: Tragjedi e rëndë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka ngushëlluar familjarët e dy fëmijëve të cilët humben jetën nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident”, ka shkruar ai.