75 Mall Live Search
15:57 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / Z S

Gjini pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Peter Sørensen, flasin për bllokadën institucionale

Sot, në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, z. Peter Sørensen.

Gjatë takimit u diskutua për situatën politike aktuale në vend dhe rajon, me theks të veçantë mbi bllokadën institucionale në Kosovë. Nënkryetari Gjini theksoi përkushtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të japë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj krize dhe në shtyrjen përpara të proceseve integruese të vendit.

Gjini dhe Sørensen po ashtu biseduan për sfidat dhe perspektivën e procesit të integrimit evropian të Kosovës, ku nënkryetari i AAK-së vlerësoi lart rolin e Bashkimit Evropian dhe angazhimin personal të z. Sørensen në këtë proces strategjik për të ardhmen euroatlantike të vendit./Indeksonline/