75 Mall Live Search
21:29 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjini-Ramës: Nuk je fare mbret, je krejt cullak e kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh!

Kryetari i Gjakovës, njëherësh nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me deklaratën  e fundit të kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili tha se Haradinaj gënjeu se ky i fundit bashkë me Thaçin dhe Vuçiq-in kanë biseduar për shkëmbim të territoreve.

Gjini tha se Edi Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes së Kosovës, por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë që nga vera e vitit të kaluar, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se tani kur ky ‘projekt’ është thuajse i vdekur, Rama po tenton t’i bëjë dy punë të kota.

Madje Gjini shtoi se Rama është ‘lajthitur’ kur ka menduar se e ka blerë mbështetjen e shqiptarëve me një fjali në Beograd. I pari i Gjakovës theksoi se edhe nëse Bota kthehet mbrapsht, Haradinaj do të mbetet hero.

Postimi i plotë:

Mbreti eshte cullak

Edi Rama jo vetem qe ka hyre ne valle te ndarjes se Kosoves por edhe krejt publikisht ka lobuar per nje skenar te tille qe nga vera e vitit te kaluar.

Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar eshte pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i beje dy pune krejt palidhje; provon qe ne te njejten kohe ta shpetoje projektin pothuajse te vdekur si dhe te shfajesohet per nisjen e tij. Po ne te njejten kohe, skuqet sysh kur dikush ia thote te verteten. Mbreti eshte cullak.

Rama eshte lajthitur kur ka menduar se e ka blere mbeshtetjen e shqiptareve me nje fjali ne Beograd (dhe ate ne marreveshje me mikun e tij Aleksander). Rama, je vetem nje politikan skajshem oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet per ndarje te Kosoves, po genjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njeqind kile mish.

Edhe nese bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do te mbetet hero, edhe i luftes edhe i pasluftes. Ndersa ti, nje dikush qe ka dashur te behet mbret por ka mbetur cullak.

Tani gjeje vet se kush jane gomeret genjeshtaret e psikopatet.