Gjini shpall fitoren: Kurrë në histori s’ka pasur rezultat më bindës në Gjakovë

Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini e ka shpallur fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve komunale.
Në një konferencë për media, Gjini u shpreh se triumfi i tij në këto zgjedhje është fitora më bindëse ndonjëherë në Gjakovë.
“Sonte e kemi fitoren më bindëse ndonjëherë në historinë e garave politike lokale në Gjakovë, rezultatet kemi nis t’i marrim prej terrenit, sikurse shumica e rezultateve të EXIT POLL-eve, na nxjerrin fitues në raundin e parë”, tha Gjini.
“Asnjëherë rezultate më bindëse nuk kemi pasur”, tha ai.
Sipas EXIT POLL-eve, Gjakova do të shkojë në balotazh. Gjini, i cili prin me rreth 47 për qind të votave – sipas EXIT POLL-it të T7, pritet të përballet me Ardian Golën e LVV-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në nëntor.