75 Mall Live Search
13:36 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / SH

Gjini shtrëngon “rripin”, nis projekti në Rrypaj dhe në dy fshatra të tjera

Ardian Gjini po e pret balotazhin me komoditet. Kryetari i Gjakovës vazhdon të jetë aktiv me projekte në shumë fshatra të Gjakovës.

“Ditë e bukur për të vijuar me punët infrastrukturore!
Sot ishim në Madanaj, Rrypaj dhe Sheremetaj, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këto fshatra.
Çdo pëllëmbë e këtij rajoni po shndërrohet në hartë investimesh dhe zhvillimi”, shkruan Gjini në njoftim./Indeksonline/