Gjini: Sot u detyruam që të intervenojmë me polici shkaku i qytetarëve të papërgjegjshëm të koncentruar në Shkugëz

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se pavarësisht se shteti ka vendosur që të mbyllen shkollat dhe institucionet tjera, nuk do të thotë se jemi në pushim vjetor apo në ndonjë festë.
Gjini tha se sot komuna është detyruar të intervenojë me polici për shkak të numri të madh të qytetarëve të koncentruar në Shkugëz, transmeton Indeksonline.
Tutje Gjini theksoi se kjo sjellje është papërgjegjësi kundrejt familjeve dhe qytetarëve të tjerë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë dhe shumë të lartë që secili prej nesh të infektohet me koronavirus, shteti ka vendosur që të mbyllen shkollat dhe shumë institucione tjera.
Por nuk jemi në pushim vjetorë e as në ndonjë festë!
Sot jemi detyruar të intervenojmë me polici për shkak të numrit të madh të qytetarëve të koncentruar në Shkugëz.
Kjo sjellje e disa njerëzve është skajshëm e papërgjegjshme kundrejt familjeve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Kjo është injorancë e skajshme.
Distancimi social është e vetmja mënyrë për ta shmangur një të keqe edhe më të madhe.
Shteti është i detyruar të veprojë kundër një numri njerëzish që në mënyrë kaq të papërgjegjshme e rrezikojnë vetveten dhe tjerët.