75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjinovci: Asnjëherë nuk është importuar mish me afat të skaduar

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore ka vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë.

Kryetarja e komisionit, deputetja Duda Balje, pas takimit me kryeshefin e AVUK-ut tha se ka marrë informata që nuk është importuar mish pa afat në Kosovë, derisa faji mund të jetë te operatori i biznesit.

Kurse kryeshefi ekzekutiv i AVUK-ut, Valdet Gjinovci, tha se asnjëherë nuk është importuar mish me afat të skaduar në Kosovë.

Sipas tij, sot është biseduar edhe për inspektorët të cilët nga niveli lokal të kërkojnë në AVUK, në mënyrë që të ketë vetëm një autoritet që të marrë përgjegjësinë.

Ai tha se shpresojnë se kjo çështje të ngritet në nivel qendror.

Gjinovci u shpreh se roli i Agjencisë është monitorimi i kontrollit dhe në sigurinë e produkteve ushqimore sa i përket cilësisë.

Pas kësaj vizite, Balje tha se do të takohen edhe me operatorin e biznesit për këtë çështje.