10:13 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjira feston ditëlindjen, bën një dedikim interesant

Artistja e njohur kosovare, Gjira Kajtazi, sot ka një ditë të veçantë.

Kjo pasi ajo po feston ditëlindjen ku edhe nuk kanë munguar urimet e shumta për te nga njerëzit e afërm dhe adhuruesit e saj.

Reperja  njohur sot bëhet 30-vjeçe dhe përmes një shkrimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se si po ndihet për gjithë këta vjet jete.

“19 nentori – zakonisht nuk me kanë lan’ fort përshtypje ditëlindjet…! Po ky 30- shi m’ka bo me u ndie shum’ melankolike këto ditë…. s’muj me than’ qe jom gati po s’po kishe qare pa ec me kohën… përditshmëria na bon me u ndie qe gjithçka asht’ e zakonshme po kur vjen momenti me kthye kokën mrapa e v’ren se shume gjera kan’ ndryshue…, jeta është e shpejt po me mujt e kisha nal kohen ndonjëherë … Hello 30-shi …. mos mendo qe mundesh me ma prish se sa skam hala rrudha kom me ta tregue qejfin. Flm nanë & babi për ket’ jet’ … jo gjithmonë e leht’ … Po çdo dit ja ka vlejt”, ka shkruar ajo sipër një fotografi nga fëmijëria.

Ndryshe, Gjira është e martuar dhe ka një fëmijë./Indeksonline/