10:07 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

Gjira tregon a është burri i saj xheloz, befason me përgjigjen

Dikur ishte reperja më me famë në Kosovë.

Gjira Kajtazi me tekstet e saj arriti t’i godas të gjitha ‘konkurrentet’ në rep, shkruan Indekosnline.

Ka kohë që ka pauzuar duke iu përkushtuar e tëra familjes, bashkëshortit dhe dy fëmijëve.

Ajo për disa ditë pushimi po gjendet në Kosovë, teksa ndan imazhe të shumta me familjarët e saj.

Kësaj radhe ishte e ftuar në ATV teksa shpalosi gjëra për jetën personale dhe private.

Në pyetjen se a e ka xheloz bashkëshortin, ajo u shpreh se nuk është aspak.

“Normalisht, e ndjen mungesën time kur vi në Kosovë, por nuk është xheloz aspak”, u shpreh këngëtarja./Indeksonline/