23:01 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjirafa shpëton foshnjën e saj nga kthetrat e hienave

Ky është momenti prekës kur nëna-gjirafë arriti të shpëtojë foshnjën e saj të lënduar rëndë nga kthetrat e kafshëve të egra, në Afrikën e Jugut.

Personi i cili kapi pamjet ishte duke udhëtuar i vetëm për në Kruger National Park kur ka parë sulmin që bënin hienat ndaj foshnjës gjirafë.

E lënduar, ajo arrin tek nëna e saj dhe në këtë mënyrë hienat fillojnë të largohen./Indeksonline/