22:34 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjirbraltari kishte planifikuar konferencë për media, dështoi për një arsye të çuditshme

Nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Gjibraltarit.

Kombëtarja mysafire kishte planifikuar një konferencë për media sot në ora 12:00.

Por konferenca ka dështuar pasi që asnjë gazetar nuk ka qenë i pranishëm në sallën për media.

Ka pasur edhe raste të tjera kur prezenca e mediave ka qenë e vogël, por kësaj radhe asnjë nuk ka qenë i pranishëm. /IndeksOnline/