75 Mall Live Search
10:00 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjirokastër, arrestohet për shpërdorim detyre ish-Drejtori i Agjencisë së Trajtimit Social

Arrestohet ish- Drejtor i Agjencisë së Trajtimit  Social dhe ish-kryetari i degës së LSI në Gjirokstër, Armand Mamani. Report Tv mëson se arrestimi i Mamanit ka ardhur pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas burimeve të Report Tv Mamani është arrestuar në flagrancë pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

Pronarja e këtij subjekti privat L.B, 53-vjeç, është arrestuar nga polici dhe ka dhënë shpjegime qe energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit. Policia pas  dëshmisë  së 53-vjeçares ka arrestuar edhe Mamanin. Dy të arrestuarit akuzohen edhe për vjedhje energjie të kryer në bashkëpunim.

Armand Mamani ka qenë kryetar i degës së LSI para dy vitesh në Gjirokastër. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkeljeve të tjera të mundshme nga Mamani.

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në flagrancë ish-Drejtor i Agjencisë së Trajtimit  Social pasi kishte dhënë leje që një biznes të merrte energji elektrike ilegalisht nga godina që ai drejtonte.