Gjithçka e hapur në Drenas, Drita ngushton epërsinë ndaj Ferronikelit
Drita ka ngushtuar epërsinë e Feronikelit për rezultatin momental 2-1.
Pas dy golave të drenicasve të shënuar nga Kastriot Rexha dhe Da Silva, gjilanasit kanë ngushtuar epërsinë me golin e Shaqirit.
Ky trepikësh, gjithmonë nëse përfundon me fitoren e vendasve, do të ishte i rëndësisë së jashtëzakonshme për skuadrën e Zekirija Ramadanit, pasi do ta kishte fatin e titullit në duart e veta. /IndeksOnline/