75 Mall Live Search
15:13 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjithçka e kryer, Barcelona dhe Juventusi shkëmbejnë lojtarët

Barcelona dhe skuadra italiane, Juventusi pas disa ditësh me bisedime më në fund kanë rënë dakord për t’i shkëmbyer lojtarët e tyre.

Pak minuta më parë, faqja zyrtare e skuadrës së Barcelonës ka njoftuar për kompletimin e marrëveshjes, për shkëmbimin Maruqes – Pereira.

Marques do t’i bashkohet skuadrës së Juventus, kurse Barca siguron huazimin e Pereira, me mundësi për blerje të plotë.

Pereira do të jap kontributin e tij te Barcelona B, për pjesën e mbetur të sezonit.

Njësoj edhe  Marques, në Itali, do të luajë me skuadrën e dytë të ‘Zonjës së vjetër’.