75 Mall Live Search
18:31 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjithçka e kryer, Piatek futbollist i Milanit për një çmim shumë të lirë

Krzysztof Piątek do të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme si një futbollist i Milanit.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Milan dhe Genoa kanë përmbyllur marrëveshjen.

23 vjeçari do të vesh fanellën rosonere dhe ky transferim i ka kushtuar Leonardos 35 milionë euro dhe disa bonuse në varësi të suksesit të skuadrës.

Pagesa do të bëhet menjëherë duke i shmangur ratat, ku për këtë ka pasur edhe zbritje të çmimit.

Piatek do të përfitoj një pagë prej 2 milionë euro në sezon, shumë më shumë se ajo që ka pasur te Genoa.

Ai do të mbërrij në mbrëmje në Milano, i gatshëm për të kryer vizitat mjekësore në mëngjesin e së mërkurës. /IndeksOnline/