75 Mall Live Search
13:46 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Gjithçka e kryer, Pochettino pritet të bëhet trajner i ri i Chelseat

Chelsea tashmë ka një marrëveshje verbale me Mauricio Pochettino për të marrë drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm.

Sipas radio talkSPORT, marrëveshja madje duhet të mbyllet deri në fund të javës.

Frank Lampard do të vazhdojë si trajner deri në fund të sezonit. Chelsea ka bërë tre ndryshime në pankinë këtë sezon, me shkarkimin e Thomas Tuchel dhe zëvendësimin e Graham Potter, dhe shtimin e Lampard si trajner.

Trajneri argjentinas Pochettino është pa klub që nga qershori i vitit 2022, kur u largua nga PSG.