Gjithçka gati, fillon rinumërimi i votave për kandidatët e AAK-së

Ka filluar rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët për deputetë të AAK-së, shkruan Indeksonline.
Pak para fillimit, kryetarja e KQZ-së është konsultuar me hetuesit policorë.
Ndryshe, vendimi për rinumërim u mor në KQZ pas vendosjes së Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

