75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjithçka gati – Muriqi do të firmos me Lazion

Tashmë si duket gjithçka është e kompletuar dhe se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të firmos kontratë me klubin e Lazios.

Sipas gazetari të sportit në vendin tonë, Arlind Sadikut, Lazio ka dërguar një ofertë tjetër për Muriqin, ku thuhet 17 milionë euro para të gatshme, plus bonuse të tjera, shkruan IndeksOnline

Për skuadrën turke kjo po shihet si një mundësi e mirë, ku thuhet se kanë pranuar ofertën dhe sot pritet të arrihet marrëveshja.