Gjithçka gati në Istog për ceremoninë e varrimit të policit Demaj
Autobusët tashmë janë bërë gati për udhëtarët që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të policit të vrarë në Istog, Izet Demaj.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në Koshare, duke filluar nga ora 14:00.
Ditën e djeshme ishte paralajmëruar se transporti do të bëhet me autobusë nga Istogu, Vrella, Banja dhe Gurrakoci.
Ndryshe, dita e sotme është shpallur ditë zie në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj. Ky vendim është në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./Indeksonline/

