Gjithçka gati për ceremoninë e hapjes së zyrës doganore kosovare në Portin e Durrësit
Tashmë është bërë gjithçka gati dhe pas pak pritet të fillojë edhe ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin detar të Durrësit.
Zyrtarët kosovarë që do marrin pjesë në këtë ceremoni tashmë kanë arritur në Shqipëri, raporton Indeksonline.

Pjesëmarrës nga Qeveria e Kosovës është zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh koordinator kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, ministri i Financave-Bedri Hamza si dhe drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Ky ishte një premtim i kamotshëm i Qeverisë shqiptare, e cila fillimisht kishte premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë në funksion të plotë të Kosovës, por ky premtim nuk u bë asnjëherë realitet./Indeksonline/

