Gjithçka gati për edicionin e 72-të të festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë
Nesër pritet të fillojë festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë i cili mbahet për të 72-të herë, nga data 14 deri me 25 maj për Palmën e Artë do të garojnë gjithsej 21 filma.
Hapjen e festivalit do ta bëjë filmi “The Dead Do not Die”, me regjinë nga regjisori i pavarur amerikan, Jim Jarmusch.

Edhe këtë vit në festival do të marrin pjesë yjet më të njohur të filmit në botë, duke përfshirë edhe Quentin Tarantino, filmi i të cilit konkurron për çmimin e lartë, pjesëmarrës do të jenë edhe aktorët Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Isabelle Huppert.
Ndarjen e çmimit kryesor do ta bëjë juria, presidenti i së cilës është regjisori meksikan, Alehandro Gonzalez Injarti./Indeksonline/