Gjithçka gati për Konventën e Përgjithshme të PDK-së, pas pak pritet të fillojë

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Konventën e Përgjithshme, të 11-në me radhë.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media pati bërë të ditur se Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie.
Krasniqi, aktualisht është kryetar i PDK-së.
Ndër të tjera, partia përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se gjithçka është gati për Konventën e Përgjithshme, që do të mbahet në Klan Arena.
