75 Mall Live Search
10:03 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / MSH

Gjithçka gati për Kuvendin e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë sot do të mbahet seancë plenare e përbashkët me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë udhëtuar drejt Tiranës, për të marrë pjesë në këtë seancë të parë që bëhet mes dy kuvendeve.

Tashmë është çdo gjë gati për nisjen e kësaj seance të përbashkët e cila do të udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Takimi po bëhet për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Indeksonline ju sjell pamje nga Kuvendi.