75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 08 Shtator 2023 / L K

Gjithçka gati për meqët e shqipëve në Gjermani, organizatorët premtojnë show të paparë ndonjëherë

Nesër në Minhen të Gjermanisë do të mbahet një gala mbrëmje e boksit profesionist.

Në këtë ngjarje pritet të zhvillohen disa meqë të forta, ku padyshim kryesori është meqi ku do të boksoj shqiptari, Shefat Isufi kundër Armenat Hovannisyan.

Meqëve i kanë paraprirë matjet zyrtare të boksierëve.

Oranizator i kësaj ngjarje është Hazrolli Sport-Performance.

Kjo mbrëmje do të jetë e paharruar, e ku do të përformoj edhe këngëtari i njohur shqiptar Azet thotë para mediave të pranishme Burim Hazrolli.

“Do të jetë një event ku do të ketë shumë shqiptar, por edhe gjerman. Boksierët tanë janë përgatitur shumë mirë besoj do te marrin rezultate të mira. 6 meqët janë të kategorisë së lartë”, ka thënë Hazrolli.

Ai ka bërë me dije se në të ardhmen planifikoj të organizoj një ngjarje të tillë edhe në Kosovë duke premtuar se do të jetë ngjarje e paharruar për publikun në Kosovë.

Më poshtë detajet për të gjitha meqët e nesërme: