75 Mall Live Search
16:59 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjithçka gati për ndeshjen e yjeve në “Fadil Vokrri”

Mbrëmja e sotme i takon yjeve të futbollit shqiptar.

Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë do të përballen me njëri-tjetrin, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë e më gjerë.

Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro.

Dyert e stadiumit hapen nga ora 18:00, ndërsa ndeshja fillon në ora 20:00.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë. /IndeksOnline/