10:13 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjithçka gati për nisjen e seancës në të cilën pritet shpërndarja e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë pas pak seancën për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Deputetët kanë nisur të futen në sallë, ndërsa para pikës kur do të votohet shpërndarja e Parlamentit, ata do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Indeksonline/