75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / k.v

Gjithçka gati për parakalimin e njësive të FSK-së dhe PK-së (Foto)

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

E tani gjithçka duket e gatshme në kryeqytet për të nisur parakalimin forca e rendit. 

Policia dhe FSK-ja kanë ngritur kordonët për të siguruar parakalimin ku mund ta ndjekin nga afër qytetarët.

Dje është thënë se për herë të parë FSK-ja do të zbulojë armatimin e rëndë në këtë parakalim./IndeksOnline/