LIVE – Clinton në Presidencë, takohet me Thaçin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur takimin me me ish-presidentin e Amerikës, Bill Clinton, përcjellë indeksonline.



Clinton orë më parë ka arritur në Prishtinë, ku edhe do të qëndrojë disa ditë.
E për pritjen e ish=presidentit amerikan, duket se gjithçka është gati.
Pas takimit me Thaçin, Clinton do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Vizita e tij është e ndërlidhur me shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Nesër, Bill Clinton do iu drejtohet të qytetarëve me një fjalim, si pjesë e agjendës së shënimit të këtij 20 vjetori.
Pjesë e ceremonisë së shënimit të dy dekadave që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë do të jetë edhe ish-sekretarja Medeleine Albright. /Indeksonline/
