75 Mall Live Search
22:16 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjithçka gati për protestë, nesër kërkohet drejtësi për dy këmbësoret që u aksidentuan për vdekje

Nesër shoqëria civile ka paralajmëruar se do të mbaj një protestë paqësore për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i shqiptoi dënim minimal njeriut i cili i mori jetën në komunikacion dy qytetarëve të Kosovës, Florijeta Rugovaj dhe Lindita Abdullahu, i cili sipas vendimit, do të gjykohet në liri.

Në thirrjen për protestë thuhet se situatën e rëndon edhe më shumë fakti se kryerësi i kësaj vepre është recidivist dhe se Policia e Kosovës është në dijeni që ky person vetëm pak ditë para shkaktimit të aksidentit, është ndaluar edhe për shkelje të rregullave të komunikacionit. Për më tepër, vetura me të cilën është shkaktuar aksidenti ka qenë e paregjistruar, transmeton Indeksonline.

Për protestën, tanimë ka nisur mobilizimi i shoqërisë civile, e cila sonte është duke përgatitur pankartat me të cilat do të bëj thirrje për drejtësi nesër.

“Shkel e shko”, “Drejtësi e ke dh*”, “2 jetë, tri vjet burg”, janë vetëm disa nga thirrjet që do të bëhen nesër në protestën që do të mbahet në rrugën B, ku ndodhi aksidenti fatkeq.

Shoqëria civile përmes protestës do të kërkoj që të bëhet rishikimi i vendimit që u mor nga Gjykata Themelore e Prishtinës; ngritja e dënimeve për personat që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe marrja më me seriozitet e rasteve të dëmtimit të qytetarëve në komunikacion. /Indeksonline/