Gjithçka gati për rivarrimin e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit
Republika e Kosovës ka pranuar nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen nesër në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Pranim-dorëzimi i trupave u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku me nderime shtetërore arkivolet u futën në Republikën e Kosovës.
Familjarë të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit dolën sot në kufi me Shqipërinë ku u bë bartja e eshtrave të më të dashurve të tyre.
Më poshtë, disa foto: