75 Mall Live Search
14:47 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjithçka gati për seancën konstituive, pritet betimi i deputetëve të ri

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në orën e paraparë për zhvillimin e seancës për konstitiumin e Kuvendit të Kosovës.

Tashmë të gjitha përgatitjet duket se kanë përfunduar në mënyrë që në orën 15:00 të jetë gjithçka gati për të filluar seanca.

Në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës do të bëhet betimi i deputetëve të ri që do të zënë vendet e tyre, përderisa nuk dihet nëse do të zgjedhin edhe nënkryetarët e Kryetari i Kuvendit, shkruan Indeksonline.

Në hollin e Kuvendit janë parë të kenë arritur edhe liderët e partive si edhe deputetë të shumtë.

Salla e Kuvendit të Kosovës është gati për seancën e parë të legjislaturës së shtatë, pjesë e së cilës do të jenë shumë emra të ri, por edhe nga ata që i takonin legjislaturës së kaluar.

Mbetet të shihet nëse sot Vetëvendosje do të propozojë emrin e udhëheqësit të Kuvendit, apo kjo procedurë do të lihet për në vazhdimësi derisa nuk dihet nëse ndryshime do të ketë sa i përket lidhjes së koalicionit VV-LDK, koalicion ky që pritej të udhëhiqte me vendin pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit./Indeksonline/