75 Mall Live Search
16:08 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjithçka gati për tubimin e Vetëvendosjes

Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillim të tubimit të paralajmëruar tash e sa ditë nga Lëvizje Vetëvendosje, transmeton IndeksOnline.

E para se të filloj ky tubim, që mbahet pikërisht në ditën e Çlirimit të Kosovës dhe në 15 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes, kanë filluar përgatitjet finale.

Skena është rregulluar e po ashtu edhe ulëset, ndërsa tubimi nis me fillim nga ora 17:00.

Ndryshe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se kjo nuk do të jetë protestë dhe se për to do të njoftohen me kohë qytetarët e Kosovës. Mobilizimi i Vetëvendosjes për këtë tubim ka qenë i madh duke deklaruar kështu se shumë qytetarë do t’i bashkohen asaj.