75 Mall Live Search
19:50 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjithçka gati, xhiro në dhomën e bebit të Katy Perry-it

Katy Perry është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe siç mund ta merrni me mend, në kulmin e emocioneve! Nga padurimi, këngëtarja vendosi të bëjë një xhiro në dhomën e bebushes. Në dhomën rozë të bebushes!

“Do t’ju tregojë pak dhomën e bebit. Gati? Vetëm pak, vetëm diçka të vogël. Kam varur disa rroba në mur, është një dhomë e vogël rozë.”

Çifti ishte kujdesur që dhoma e vogëlushes të mos kishte asnjë lidhje me realitetin e botës jashtë. Dritat pink, rroba të vockla të varura, lodra dhe çdo detaj tjetër për të cilën ka nevojë një e porsalindur.

Më mirë, shihni reagimin e Katy-it kur e tregon.

Gjithçka gati: Një xhiro në dhomën e bebit të Katy

Gjatë një interviste me ET Canada, Katy zbuloi që emri pas të cilit është fiksuar deri më tani është Harley, por nuk dihet ende nëse Orlando e ka konfirmuar apo jo. Shtatzënia e parë ka ecur aq mirë sa Perry e di që tani që do fëmijë të tjerë. 

“Nuk mendoj se do të bëjë vetëm një fëmijë. Të paktën kështu shpresoj. Të shohim çfarë ka rezervuar universi, por kjo dëshirë do të jetë përgjithmonë në listën time.”- përfundoi ajo.