75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / C E

“Gjithcka mund të ndodh deri me 31 janar” – Trajneri i Mallorcas flet për interesimin e Realit për Muriqin

Vedat Muriqi është bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Mallorcas në La Liga.

Së fundmi është spekuluar se Real Madrid ka shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

E për të folur për të ardhmen e “Piratit” është marrë trajneri i tij, Javier Agierre, i cili ka lënë gjithacka të hapur.

 “Muriqi? Për momentin nuk kam biseduar me drejtorët sportivë, me të cilët flas shpesh. Mund ta them se nuk kemi diskutuar për ardhjet apo largimet eventuale. I kemi ato që duhet t’i kemi, nga dy lojtarë në secilën pozitë. Për momentin nuk kemi marrë në konsideratë asgjë, por e pranoj se deri më 31 janar mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi trajneri i Mallorcas.

Klubi ishullor ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës përfaqësuesit kosovar prej 40 milionë eurosh, por mund ta shesë atë me 20 milionë. /IndeksOnline/