Gjithçka për famë, Ray J zbulon se kaseta e dytë seksuale gjendet në shtëpi të Kim Kardashian!

Ray J nuk po përmbahet sa i përket raportit me Kim Kardashian.
Ai tregoi se çfarë ndodhi mes tyre, se çfarë kishte në laptop që Kanye West ia dorëzoi Kimit në “Hulu’s The Kardashians”, transmeton Indeksonline.
Për DailyMail, ai rrëfeu anën e tij të historisë duke thënë se ishte ideja e tij të zbulonte kasetën seksuale me Kimin.
“Kam qëndruar në hije për më shumë se 14 vjet duke e lejuar Kardashian të përdorin emrin tim, të abuzojnë me emrin tim, të bëjnë miliarda dollarë gjatë një dekade e duke folur për një temë për të cilën nuk kam folur kurrë. Unë kurrë nuk kam zbuluar asgjë. Unë kurrë nuk kam zbuluar një kasetë seksuale në jetën time. Ka qenë gjithmonë një marrëveshje dhe një partneritet mes meje, Kris Jenner dhe Kim dhe ne kemi qenë gjithmonë partnerë që nga fillimi i kësaj gjëje”, u shpreh ai.
Ndërsa sa i përket asaj se çfarë kishte në laptop që Kanye West ia dorëzoi Kimit, ai tregoi se nuk kishte kasetë seksi, por më shumë kishte foto, video të shkurtëra.
“Nuk ishte kasetë seksuale, kishte foto si dhe shumë prova që kemi biseduar ne që kur u ndamë në 2006”, tha ai.
Gjithashtu, Ray shtoi se të gjitha kasetat intime janë mbajtur në shtëpinë e Kimit në një kuti këpucësh nën shtratin e saj.
“Dua të them që e gjithë kjo është një gënjeshtër. Që nga fillimi që kemi nxjerrë këtë kasetë seksuale, kjo ka qenë gënjeshtra më e madhe në industrinë e historisë së argëtimit. Ata nuk po ia bëjnë të ditur botës se ka një sërë kasetash seksuale që kemi bërë, por ato nuk do të shkojnë askund sepse ajo i ka të gjitha. Nuk i kam pasur kurrë për t’i parë dhe për t’i shijuar”.
Për fund ai zbuloi se edhe e kishte paralajmëruar Kimin që të tregonte të vërtetën ose do të dilte ky në publik dhe do të shpaloste historinë sipas versionit të tij.
“Ndjeva se ky ishte shansi i saj i vetëm për ta bërë këtë të drejtë. Në tekste i kërkoj që të më telefonojë menjëherë ose do të shkoj të tregoj historinë time”.
Në lidhje me arsyen pse ai po del tani për të dhënë deklaratë, ai tha se dëshiron t’u tregojë njerëzve, veçanërisht vajzës së tij të vogël Melody, se ai nuk është një djalë i keq që shfrytëzon dhe nuk respekton gratë./Indeksonline/