08:12 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / C E

Gjithçka që duhet të dini për alergjitë

Alergjia është një përgjigje e sistemit imunitar ndaj një substance të huaj që nuk është zakonisht e dëmshme për trupin tuaj.

Këto substanca të huaja quhen alergene dhe mund të përfshijnë ushqime të caktuara, polen ose zbokth të kafshëve shtëpiake.

Puna e sistemit tuaj imunitar është t’ju mbajë të shëndetshëm duke luftuar patogjenët e dëmshëm dhe e bën këtë duke sulmuar çdo gjë që mendon se mund ta vë trupin tuaj në rrezik.

Në varësi të alergjenit, kjo përgjigje mund të përfshijë inflamacion, teshtitje ose një mori simptomash të tjera, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

Sistemi juaj imunitar normalisht përshtatet me mjedisin tuaj. Tek njerëzit me alergji ndaj zbokthit, sistemi imunitar e percepton atë si një pushtues të jashtëm që kërcënon trupin dhe e sulmon atë.

Simptomat që përjetoni për shkak të alergjive janë rezultat i disa faktorëve dhe këto përfshijnë llojin e alergjisë që keni dhe sa e rëndë është ajo.

Shenjat dhe simptomat e alergjisë mund të jenë të ndryshme tek secili person.