09:28 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjithçka që duhet të dini për merkaton e janarit

Afati i transferimit të janarit është pranë hapjes dhe klubet pritet të përforcohen duke i mbyllur hapësirat ku kanë nevojë.

Këtu është e gjitha që ju duhet të dini përpara afatit të transferimit të janarit, shkruan Indeksonline.

Kur hapet dritarja e transferimit?

Dritarja e Transferimit të Premier League hapet në orën 12:01 më 1 janar.

Kur mbyllet dritarja e transferimit?

Dritarja do të mbyllet të enjten më 31 janar.

Klubet nuk do të jenë në gjendje të bëjnë nënshkrime nga ora 11:00 – edhe pse marrëveshjet mund të kapërcejnë vijën nëse bëhet shkresa e nevojshme.

Kur lojtarët mund të bëjnë debutimin e tyre?

Është rënë dakord që asnjë lojtar i regjistruar në fillim të dritares nuk do të kualifikohet për të luajtur në ndeshje mes 1-3 janarit.

Po në Evropë?

Franca dhe Gjermania do të luajnë me të njëjtat rregulla si ato të Premier Ligës.

Dritarja e transferimit hapet më 2 janar në Spanjë.

Në Itali, dritarja është e hapur vetëm për dy javë – nga 3-18 janari. /IndeksOnline/