75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / G T

“Gjithçka që shkoi keq, do e korrigjojmë ndaj Shqipërisë”, Ivan Perisic i gatshëm për ndeshje

Sot zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë që do të vulosë shumëçka rreth fatit të të dyja shteteve.

Ivan Perisic, i cili ndeshjen e kaluar luajti pak minuta, sot pritet të startoj nga minuta e parë, shkruan Indeksonline

Në konferencë për media, ish-lojtari i Tottenham Hotspur tha se mezi po e pret takimin për t’i përmirësuar gabimet e bëra gjatë ndeshjes ndaj Spanjës.

“Ndihem mirë dhe mezi po e pres ndeshjen, Ne duam t’i korrigjojmë të gjitha ato që shkuan keq ndaj Spanjës”, u shpreh Perisic

Kujtojmë që Kroacia ndeshjen e parë e humbi me rezultat të thellë 3:0 ndaj Spanjës, kurse Shqipëria u mposht 2:1 ndaj Italisë./Indeksonline/