22:58 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gjithçka vendoset në Camp Nou, Barca ndalet nga Napoli

Napoli dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e bukur të Mertens në minutën e 30-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Antoine Griezmann në minutën e 57-të.

Minutat e fundit, Barca mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Vidalit.

Ndeshja e kthimit në Camp Nou zhvillohet me 18 mars. /IndeksOnline/